Përfaqësues të Partisë Demokratike dëgjuan nga afër ankesat e nxënësve e të prindërve për mësimin online.

 

Ata janë të shqetësuar për cilësinë e mësimdhënies. Demokratët premtuan zgjidhje për ta pas zgjedhjeve të 25 prillit.

 

“Edhe pak muaj do të bëjmë durim me shpresën që pas 25 prillit gjërat do të ndryshojnë. E gjithë shoqëria po vuan sepse kjo shkon zinxhir. Po mundohemi që fokusin ta vëmë tek arsimi, sepse nëse nuk arsimohen atëherë ke impakt negativ në ekonomi, shoqëri por unë shpresoj që fëmijët tuaj të mos ikin por të rrinë këtu për të kontribuar për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne, sepse stafeta i takon atyre. Ju duhet të kishit një ose dy tableta të dhuruara nga shteti që fëmijëve t’u mundësohej mësimi online. Duhej të kishit internet falas nga qeveria siç e kanë bërë vendet e tjera”, tha Vokshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *