Subscribe

Kjo e enjte shënon fillimin e vitit të ri shkollor në Maqedoninë e Veriut, nxënësit e 600 shkollave fillore e të mesme janë rikthyer në klasa, ndërsa pjesa tjetër do të ndjekin mësimin online. Por deri më tani nuk është getur një zgjidhje për 40 mijë nxënës që nuk do të munden të ndjekin mësimin pasi nuk kanë pajisjet e nevojshme.

 

RIZA ETEMI

DREJTOR I SHKOLLES FILLORE  “MIGJENI, TETOVE

 

“Jam skeptik, izolimi i nxënësve është problem. Shumica e prindërve nuk kanë pajisje adekuate për mësimin online, kështu që do jetë problem”

 

Ministrja e arsimit, Milla Carovska kërkoi mbështetjen e prindërve, mësuesve dhe nxënësve sepse ky vit do të jetë sfidues në të gjitha aspektet.

 

MILLA CAROVSKA

MINISTRE E ARSIMIT

 

“Ne duhet të krijojmë më shumë qetësi në këtë proces, të japim mbështetje, sepse çdo stres shtesë do të na çojë drejt një perceptimi dhe ankthi të gabuar tek fëmijët. Kjo është një situatë kur po ballafaqohemi me risi. Çdo ndryshim është i vështirë. Por gjithsesi nuk shoh arsye për të mos patur një vit të suksesshëm shkollor”

 

Platforma kombëtare për mësimin në distancë gjithashtu ka patur probleme dhe për këtë arsye  mësimi online do të zhvillohet përkohësisht në njw nga platformat e përzgjedhura në internet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *