Subscribe

Viti akademik online ka patur një ndikim negativ veçanërisht në universitetin e mjekësisë. Drejtuesit e universitetit pranojnë vështirësitë e kësaj periudhe, duke vënë theksin te mungesa e praktikave fizike, pasi sipas tyre nuk mund të mësosh trajtimin dhe kurimin e një pacienti nga ekrani i një kompjuteri apo celulari.

 

Por ky hendek, sipas rektorit të universitetit, do të rikuperohet në vitin e ardhshëm akademik, nëpërmjet orëve praktike në spitale, ku studentët do të prekin nga afër procesin e punës së një mjeku.

 

Mësimi online u diktua përgjatë gjithë vitit akademik në të gjitha universitetet e vendit si masë parandaluese ndaj përhapjes së infeksionit. Por në disa fakultete, studentët do të rikthehen në auditore për zhvillimin e provimeve të cilat kërkojnë prezencën fizike, sikurse në disa degë të mjekësisë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *