Studentët nuk do te kthehen ne auditorë. Komiteti Teknik ka vendosur që për një kohë të pacaktuar mësimi të vijojë të zhvillohet online, pavarësisht mangësive që jep kjo metodë. Sipas zv/ministres Mira Rakacolli, gjatë dy javëve të fundit është parë një rritje e të infektuarve krahasuar me muajin dhjetor.

 

Nga 6 janari kemi pasur rritje javore. Kjo është shoqëruar me rritje te moshat 16- 24 vjeç. Pavarësisht se s’kemi rritje të vdekjeve sikurse mund të kemi në vende të tjera këto flasin për ngushtim. Prandaj në mbledhjet që kemi zhvilluar kemi vendosur që krahas masave që kanë për ta vazhduar, orës policore dhe ndalimi i fluturimeve me Britaninë… Edhe mësimi menduam  të vazhdojë online. Edhe prania në konvikte e shton rrezikun e infeksionit, ato mund të kthehen në vatra të sëmundjeve.

 

Duke folur për mbylljen e universiteteve, shefja e Infektivit Najada Çomo tha se ky është një vendim i domosdoshëm për të parandaluar përhapjen e mëtejshme te virusit.

 

4000 persona që janë shtruar në 4 spitalet, brezi i studentëve është i fuqishëm, por infektojnë shumë në auditorë, për shkak të frekuentimit, dhe janë portë hyrje për ta dërguar virusin brenda familjeve të tyre. Më mirë të kesh auditorët bosh sot dhe spitalet bosh nesër, se e kundërta.

 

Ndërkohë gjate 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitive 678 qytetarë ndërsa 5 pacientë kanë ndërruar jetë. viktimat i përkasin moshave nga 70 deri 81 vjeç. në total janë kryer 3088 testime në të gjithë vendin.  aktualisht në 4 spitalet covid, po trajtohen 285 pacientë 24 janë në terapi intensive, ndërsa 5 të intubuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *