Subscribe

Zhvendosja e procesit mësimor nga bankat e shkollës në atë online, ka sjellë vështirësi të shumta tek nxënësit.

Françeska Veisllari dhe Arkedia Mulla, nxënëse të klasës së nëntë të shkollës “Muharrem Veizi” në fshatin Libonik të Maliqit, tregojnë per Vizion Plus se shpesh i humbasin lëndët mësimore për shkak të internetit, por dhe ngarkesës së platformës zyrtare.

 

FRANÇESKA VEISLLARI – NXËNËSE E SHKOLLËS “MUHARREM VEIZI”

 

Ka shumë shkëputje të internetit si nga mësuesit dhe nga nxënësit. Mësimet që nuk i zhvillojmë dot do i bëjmë kur të kthehemi. Bëjmë mësim po me shumë vështirësi. Mezi dëgjojmë mësuesit ose mezi arsyetojnë dhe nxënësit. Normal që më shqetëson kemi provimet e lirimit dhe tre lëndët kryesore gjuhë,  matematikë dhe anglisht duhet të marrim leksionet për t’u përgatitur. Në këtë mënyrë ne nuk mund të përgatitemi.

 

ARKEDIA MULLA NXËNËSE E SHKOLLËS “MUHARREM VEIZI”

Me vështirësi. Sepse platforma është e ngarkuar. Por nuk ngelet pas dhe mungesa e internetit. Na penalizon se po të përmendim provimet e lirimit ne ngelemi mbrapa. Tani probleme me internetin nuk kam, por në lëndën e matematikës ka shumë mangësi.

 

Dhe pse mësimi do jetë i ndërprerë vetëm për një javë, vështirësi të shumta ka pasur dhe nxënësit e klasës së tetë të kësaj shkolle.

 

KRISTJANA LLAPANJI – NXËNËSE E SHKOLLËS “MUHARREM VEIZI”

Sigurisht që ka vështirësi. Pakica e nxënësve nuk mund të përfshihen për shkak të mungesës së telefonit, por jo vetëm. Nuk është njësoj.

 

Nga këtë shkollë janë 216 nxënës, nga të cilët një pjesë nuk arrin të ndjekë orët mësimore online. Kurse në të gjithë qarkun Korçë janë afro 24 mijë nxënës që shkojnë në sistemin parauniversitar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *