Subscribe

Mësimi me turne në shkolla vijon të mbetet problem në arsimin parauniversitar në kyeqytet. Shumë nxënës të gjimnazit “Ismail Qemali” pritën me padurim fillimin e shkollës, por nisja e mësimit në orën 13:30, praktikisht në turnin e dytë, nuk shihet me shumë optimizëm nga ata.

 

“Të prish komplet rutinën e ditës, nuk e di si janë përshtatur këto vitet e para që kanë qenë. Thjesht të krijohen kushtet, minimale janë gjithkund, po thjesht të krijohen kushtet sa më të mira për nxënësit. Duke marrë domethënë që mësohen në 9 vjeçare dhe bëjnë vetëm turnin e parë dhe mësohen, kur vijnë këtu iu prishet pak si janë mësuar. Shkoj në stërvitje para shkollës dhe ndihem më energjik.”

 

Në kushtet kur janë të detyruar të ndjekin mësimin pasdite, prindërit dhe nxënësit tregojnë se përqendrimi dhe marrja e informacioneve nuk është si gjatë mëngjesit apo paradites.

 

S’është normal, por kur ska kushte pse mos ta bëjmë. Normal çdo gjë është ditën, janë në 13:30 dhe e mbyllin në 18:30. Edhe për fëmijë, edhe për prindërit se prindi do dalë ta marrë, ta presë se sot është diellë, po më vonë do errësohet.

 

Kur vijnë pasdite normalisht janë më të lodhur dhe nuk është se i thithin aq mirë informacionet.
Nga orët e mëngjesit mendoj se fillon dhe thith truri. Që je i përqendruar, i ke energjitë dhe je ngritur siç duhet.

 

Jam i turn i dytë dhe jam shumë vonë për shkollë.

 

Gazetarja: Si është për ty të jesh turn i dytë? Është e vështirë?

 

Është e vështirë, po.

 

Në fillim të këtij viti shkollor u hapën 12 shkolla të reja, megjithatë shtimi i institucioneve arsimore nuk zgjidhi perfundimisht problemin e mësimit me turne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *