Në një marrëdhënie në çift emociaonet janë dhe ndjenja që secili përpiqet të përjetojë ose të fshehë nga pala tjetër.

 

Mes dy partnerëve meshkujt pikën e tyre të dobët kanë emocionet. Sipas studimeve të ndryshme konfirmohet se meshkujt vërtet janë më pak emocionalë sesa femrat.

 

Ndjeshmëria është aftësia për t’i kuptuar gjërat të cilat njerëzit tjerë janë duke i ndjerë apo përjetuar. Dhe, pavarësisht hulumtimeve me vite të tëra, arsyet shkencore se përse disa njerëz janë më të pandjeshëm dhe më pak emocionalë sesa tjerët mbeten të panjohura.

 

Në studim është analizuar se mos fajtor për këtë është gjenetika. Për ta bërë këtë, ata kishin analizuar ADN-në e përafërsisht 47,000 njerëzve për të zbuluar lidhje të mundshme mes asaj se sa mirë kishin performuar në një test të ndjeshmërisë dhe variacionet gjenetike.

 

Ndonëse hulumtuesit kishin zbuluar se femrat kishin shënuar mesatarisht dhjetë pikë më shumë sesa meshkujt në testin e ndjeshmërisë apo emocioneve, ata nuk kishin gjetur ndonjë bazë gjenetike për këto dallime.

 

Sipas tyre, ende mbetet i paqartë fakti se përse meshkujt janë më pak emocionalë sesa femrat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *