Lënia e punës dhe gjetja e një vendi të ri punë mund të jetë dhe një ndër sfidat më të mëdha për secilin. Në një raport të thjeshtë rezulton se femrat janë dhe personat që mendojnë më shumë për ta lënë vendin e punës në krahasim me gjininë e kundërt.

 

Sipas studimeve të fundit zbulohet se mesatarisht femrat e konsiderojnë pothuajse 20 herë brenda vitit lënien e punës.  Studimi, i cili është kryer nga ‘OnePoll’ në shtator të këtij viti, ka analizuar shumë aspekte të ndryshme të jetëve profesionale të grave.

 

Ndonëse një femër mund të mendojë deri në 17 herë brenda vitit ta lë punën, faktikisht vetëm një numër i vogël i tyre marrin guximin për ta ndërruar karrierën.

 

Nga rezultatet e studimit, 34% e grave britanike kanë vendosur të trajtohen për një karrierë krejtësisht të re në të kaluarën, ndërkaq për momentin një në pesë gra e mendojnë të njëjtën gjë. Ekspertët thonë se karriera që e zgjedhim ka shumë ndikim në jetën tonë, prandaj është e rëndësishme ta zgjedhim karrierën e duhur. Pavarësisht çfarë mund të thonë njerëzit, ju gjithmonë mund ta ndryshoni karrierën në jetën tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *