Subscribe

Lutjet e Papa Françeskut ne festen e Pashkës shkuan per jetët e pafajshme qe u prenë ne mes nga sulmet terroriste te Belgjikës dhe viktimat e atentateve te muajve te fundit te Shtetit Islamik. Nga sheshi i “Shen Pjetrit” ne Vatikan, ku përcolli mesazhin tradicional “Urbi et Orbi”, kreu i katolicizmit dënoi terrorizmin, qe duhet luftuar me armët e dashurisë.

“Zoti Jezus, paqja jonë, ai që nga ringjallja e mundi të keqen dhe mëkatin, na këshillon ne ketë feste te Pashkëve te afrohemi me viktimat e terrorizmit, kjo forme e verbër dhe e egër e dhunës, qe nuk ndalon se derdhuri gjak te pafajshëm ne pjese te ndryshme te botes, ashtu siç ndodhi ne atentatet e fundit ne Belgjike, Turqi, Nigeri, Çad, Kamerun dhe Bregun e Fildishte”.

Një pjese te fjalimit Papa ua kushtoi emigranteve, ndërsa dënoi ata qe dështuan te ofrojnë ndihme për ta.

Ngjallja e Krishtit na fton të mos harrojmë ata burra dhe gra në udhëtimin e tyre në kërkim të një të ardhmeje më të mire, numrin gjithnjë e me te madh te emigranteve e refugjateve, mes te cilëve edhe fëmije, qe i largohen luftës, urisë, varfërisë dhe padrejtësisë shoqërore. Vëllezërit dhe motrat tona ne rrugën e tyre ndeshin shpesh vdekjen, apo refuzimin e atyre qe mund t’u ofronin strehe dhe ndihme”.

Një lutje shkoi edhe per Sirinë, vendin e përfshire prej vitesh nga lufta. Papa shprehu besimin ne suksesin e bisedimeve te paqes, qe do te rinisin muajin e ardhshëm. Kreu i Kishës Katolike nuk harroi as te varfrit dhe te pamundurit, por edhe te persekutuarit per motive fetare dhe etnike. Mesha e Pashkës ne sheshin e Vatikanit u mbajt nen masa te rrepta sigurie pas sulmeve terroriste te Brukselit. Për shkak te frikës, shume besimtare anuluan udhëtimet e planifikuara.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *