Mesha e shenjtë e Pashkëve në rrethe
Me shume se 35 mije qytetare korçare, dhe te tjerë te ardhur nga shume qytete te vendit, si edhe emigrante te ardhur nga Greqia morën pjesë në meshën e Ringjalljes së Jezu Krishtit. Korça ka qene qyteti ku te gjithë duan te festojnë Pashkën, sepse krejt ndryshe nga qytetet e tjera te vendit për gjate gjithë javës ka një atmosfere festive te veçante, kjo dhe per shkak te traditës qe ka qyteti. Edhe Shkodra kryeqendra e veriut ka kremtuar Pashkët Ortodokse. Qindra besimtare kane ndjekur meshën e shenjte. Me qirinj ne duar qytetaret kane uruar per me shume mbarësi ne familjet e tyre. Besimtarë ortodoksë të qytetit të Elbasanit iu drejtuan kishës “Shën Nikolla” për të kremtuar pashkët. Në ndryshim nga vitet e tjera meshën e ka drejtuar per here te pare mitropoliti i ri Elbasanit, Librazhdit dhe i Gjinarit Imzot Andoni. Pashka cilësohet si një nga festat më te rëndësishme të besimit ortodoks dhe simbolika e saj janë vezët. Ne Berat ringjallja e Krishtit është kremtuar në Katedralen e “Shën Dhimitrit”. Mesha u mbajt nga Mitropoliti i Beratit,Kaninës,Vlorës dhe Myzeqesë, Imzot Ignati. Pas meshës së shenjte, te gjithë besimtarët u lutën për me shume paqe e mbarësi.




