Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 July 2026
Vizion fokus

Zyrtarët iranianë paralajmërojnë për ndërprerje të energjisë elektrike në...

Fermerët marrin rimbursimin, Malaj: Lekët kalojnë në llogari duke...

“Zgjedhjet të jenë të barabarta”, Komisioni i Reformës Elektorale...

“Dhunë e egër ndaj qytetarëve”, Berisha: Çdo kërkesë e...

Trump: Bisedime të mira me Iranin, presidenti amerikan optimist...

Presidenti Begaj pret ministrin e Jashtëm të Kroacisë, fokusi...

Punimet për Bypass-in e Tiranës, vepra përfundon për 24...

Japonia tronditet nga një tërmet i fuqishëm, 50 të...

Thriller në Francë, trupat e pajetë të pesë foshnjave...

Nafta mbi 200 lekë/litër, a do të rikthehet Bordi...

Mesazhi i Pashkës, Kryepiskopi Joan: Paqja e Krishtit të Ngjallur në një botë të trazuar

11 Prill 10:05

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Joani ka përcjellë mesazhin e Tij për Pashkët.

Në mesazhin e tij, Kryepiskopi Joan thekson rëndësinë e paqes së Krishtit në një botë të mbushur me konflikte, pasiguri dhe krizë shpirtërore.

Kryepiskopi Joan nënvizon se bota e sotme po përballet jo vetëm me luftëra dhe dhunë, por edhe me një krizë të thellë shpirtërore, të karakterizuar nga indiferenca dhe largimi nga besimi.

Fortlumturia e Tij, Joani udhëzon se paqja e vërtetë nuk është mungesa e problemeve, por prania e Zotit në mes të tyre.

Duke iu referuar sakrificës së Krishtit në kryq, Kryepiskopi Joan thotë se falja dhe dashuria janë më të fuqishme se urrejtja dhe hakmarrja, duke e cilësuar këtë si fitoren më të madhe në histori.

Kryepiskopi Joani solli gjithashtu në vëmendje përvojën e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, e cila, mbijetoi nga përndjekjet dhe u ringrit pas dekadave të ndalimit të fesë gjatë regjimit komunist.

Kryepiskopi Joan u bëri thirrje besimtarëve që të jenë paqebërës në jetën e përditshme, duke filluar nga paqja e brendshme, dhe të përhapin mesazhin e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese dhe jete për gjithë botën.

Mesazhi i Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Joanit

PAQJA E KRISHTIT TË NGJALLUR NË NJË BOTË TË TRAZUAR

I

Le të ndalemi në fjalët e para që tha Krishti i Ngjallur kur u shfaq para nxënësve të Tij. Ai nuk u tha atyre “fitore”, as “lavdi” dhe as “pushtet”, por u tha: “Paqe në ju” (Jn. 20:19). Hyri në dhomën ku ata ishin mbyllur nga frika dhe u dhuroi atë që bota nuk mund ta japë kurrë: paqen që nuk varet nga kushtet, nga ekuilibrat gjeopolitikë, nga marrëveshjet njerëzore, por paqen e Perëndisë që kapërcen çdo mendje (Fil. 4:7), një paqe e thellë shpirtërore, e cila vjen fillimisht nga pajtimi i njeriut me Zotin dhe pastaj shtrihet me të gjithë njerëzit.

Sot bota është e trazuar. Luftëra të përgjakshme vazhdojnë të shkaktojnë vdekje dhe vuajtje. Frika e së nesërmes mbulon popuj të tërë. Pasiguria troket kudo. Në mes të kësaj stuhie, Krishti i Ngjallur përsërit: “Paqe në ju”. Ky nuk është thjesht një urim mirësjelljeje shoqërore, por është një realitet ontologjik. Vdekja u mund. Dhe, nëse u mund vdekja, atëherë çfarë mund të na trazojë më? Paqja e Krishtit nuk është mungesa e problemeve; është prania e Perëndisë brenda problemeve. Mbi Kryqin e Golgothasë, Krishti u përball me të gjitha pasionet e njerëzimit. Lakmia e parave e tradhtoi nëpërmjet Judës. Smira e dorëzoi te Pilati. Pushteti i trembur dhe i korruptuar e dënoi. Krenaria e talli. Urrejtja e gozhdoi në Kryq. Të gjitha pasionet shpërthyen mbi Të me tërbim, sikur bota të donte ta vriste vetë Perëndinë.

E megjithatë, në Kryq, pikërisht atje ku ligësia mendoi se triumfoi, Krishti nuk kërkoi hakmarrje. Ai thirri: “O Atë, fali ata, sepse nuk dinë ç’bëjnë” (Llk. 23:34). Me këto fjalë nuk mundi thjesht vdekjen. Mundi rrethin vicioz të ligësisë. Mundi logjikën e hakmarrjes që ushqen çdo luftë, çdo urrejtje, çdo përplasje të errët në histori. Ngjallja dëshmon se dashuria është më e fortë se vdekja; se falja e shkatërron të keqen, ndërsa hakmarrja e shumëfishon atë. Krishti i Ngjallur nuk erdhi të ndëshkojë kryqëzuesit e Tij. Erdhi t’i shpëtojë e t’i paqtojë. Dhe kjo është fitorja më e madhe në histori.

II

Në kohën që po jetojmë po përballemi me një formë të re vdekjeje: mpirjen e indiferencës; ngurtësimin e zemrës; tharjen shpirtërore të një shoqërie që e harroi Perëndinë, jo sepse iu ndalua, por sepse zgjodhi ta injorojë Atë. Përplasja e bindjeve të padukshme vazhdon të shkatërrojë jetë të dukshme. “Çfarë i vlen njeriut të fitojë gjithë botën – na thotë Krishti – nëse humb shpirtin e tij?” (Mt. 16:26). Këto fjalë janë më aktuale se kurrë. Jetojmë në një epokë ku njeriu ndjek pa pushim të mirat materiale, sigurinë, statusin shoqëror, dhe megjithatë ndihet më i zbrazur, më i vetmuar, i paplotësuar, më i shqetësuar se kurrë.

Ndërsa Ngjallja na zbulon një të vërtetë të madhe: kush ka Krishtin në zemrën e tij, nuk i mungon asgjë. Dhe jo vetëm shpirtërisht. Zoti që u kujdes të ushqejë pesë mijë vetë me pesë bukë, Zoti që e shndërroi ujin në verë, Zoti që tha “kërkoni më parë Mbretërinë e Perëndisë dhe të gjitha këto do t’ju shtohen” (Mt. 6:33), ky Zot nuk i lë fëmijët e Tij pa gjërat e nevojshme. Ai kujdeset edhe për trupin, edhe për shpirtin; jep edhe bukë, edhe paqe. Plotësia nuk gjendet në grumbullimin e pasurive, por në lidhjen me Krijuesin. Vetëm tek ai ne mund të gjejmë paqe, sepse vetëm ai është paqja jonë (Efes. 2:14).

Ne e dimë çfarë do të thotë Ngjallje. Jo vetëm teorikisht, por nga përvoja e jetuar. Kisha jonë Orthodhokse kaloi Golgothanë e saj. Për dekada me radhë u përpoqën të asgjësonin çdo gjurmë besimi. Kishat u shkatërruan, klerikë u martirizuan, fjala “Perëndi” u ndalua. Kisha dukej e vdekur, e varrosur në një varr të vulosur. E megjithatë, ajo u ngjall. Guri u rrokullis. Besimi lulëzoi përsëri nga rrënojat. Kishat u rindërtuan. Komunitetet u rikrijuan. Kjo nuk ishte arritje njerëzore, ishte fuqia e Krishtit të Ngjallur që vepron brenda historisë.

III

Kisha bën thirrje përsëri për Ngjallje – këtë herë për Ngjalljen e çdo shpirti. Krishti i Ngjallur qëndron sot përpara nesh, siç qëndroi përpara Thomait, dhe na tregon plagët e Tij. Nuk i fsheh. Nuk i heq. I mban përgjithmonë mbi vete, si dëshmi e përjetshme dashurie. Këto plagë thonë: “Kaq shumë të desha, saqë pranova dhimbjen më të rëndë për ty”. Çdo person, çdo shpirt, është aq unik, aq i papërsëritshëm, saqë Perëndia do të vinte edhe sikur të ishte vetëm për një njeri.

Të dashur vëllezër dhe motra! Në këtë botë të trazuar na mjafton vetëm një siguri: Krishti u ngjall dhe jeton. Dhe nëse jeton Krishti, jetojmë edhe ne. Dhe nëse jetojmë në Krishtin, atëherë as vdekja, as ligësia, as varfëria, as përndjekja nuk mund të na ndajë nga dashuria dhe nga paqja e Tij. Dita e Ngjalljes së Zotit tonë Jisu Krisht – shkruan shën Joan Gojarti – është themeli i paqes. Sepse nga Ngjallja e Krishtit vjen Paqja e Perëndisë. Ngjallja dhe Paqja e Perëndisë nuk është një dogmë abstrakte, por një thirrje personale.

Le t’i përgjigjemi, pra, thirrjes: “Paqe në ju” me të gjithë jetën tonë. Le të bëhemi ne vetë paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja, nga lakmia dhe egoizmi. Por, që të bëhemi paqebërës, fillimisht duhet të kemi paqe brenda nesh. Bëni paqe në zemrën tuaj – thotë shën Serafimi i Sarovit – dhe mijëra njerëz rreth jush do të shpëtohen. Sepse nuk ka paqe aty ku është e keqja, por vetëm aty ku është i pranishëm Perëndia. Le ta gjejmë këtë paqe të Perëndisë në zemrat tona dhe pastaj ta përhapim atë kudo, sëbashku me lajmin e gëzuar se Krishti u Ngjall dhe i dhuroi botës jetën dhe paqen e përjetshme.

Me dashuri në Zotin e Ngjallur,

+ Joani

Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë.

Posted Under:
Kryesoret Vendi

Nga e njëjta kategori

Fluks në pediatrinë e Vlorës, mjekët: Ruajini fëmijët nga temperaturat e larta

më shumë...

Dosja “Veliaj” drejt Strasburgut, avokatët britanikë takojnë kryebashkiakun në burgun e Durrësit

më shumë...

Fermerët marrin rimbursimin, Malaj: Lekët kalojnë në llogari duke nisur nga 1 gushti

më shumë...

“Zgjedhjet të jenë të barabarta”, Komisioni i Reformës Elektorale vijon konsultimet me ekspertët e huaj

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:36

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

4:14

Zyrtarët iranianë paralajmërojnë për ndërprerje të energjisë...

3:53

Fluks në pediatrinë e Vlorës, mjekët: Ruajini...

3:41

Dosja “Veliaj” drejt Strasburgut, avokatët britanikë takojnë...

3:33

Fermerët marrin rimbursimin, Malaj: Lekët kalojnë në...

3:16

“Zgjedhjet të jenë të barabarta”, Komisioni i...

3:04

“Dhunë e egër ndaj qytetarëve”, Berisha: Çdo...

2:56

Ndëshkim për zhurmat në bregdet, Lamallari në...

2:49

Aksident në unazën e Patosit, gruaja dhe...

2:48

SPAK kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e...

2:46

Rreziku nga hepatitet virale, mjekët: Nëse nuk...

2:36

Trump: Bisedime të mira me Iranin, presidenti...

2:22

Presidenti Begaj pret ministrin e Jashtëm të...

2:00

Punimet për Bypass-in e Tiranës, vepra përfundon...

1:59

“Një person zbriti nga makina, pastaj kërciti...

1:48

Vetëdorëzohet në polici i kërkuari nga SPAK,...

1:37

Japonia tronditet nga një tërmet i fuqishëm,...

1:29

EMRI/ Arrestohet në Lushnjë një 48-vjeçar i...

1:29

Nuk çlirohen pronat e Malltezit, Gjykata e...

12:48

Siguria në fokus të takimeve të Haxhiut...

Më të klikuarat

  • EMRI/ I dënuar për vrasje, ndërron jetë 52-vjeçari në burgun...
  • Përgatituni për ndryshime të momentit të fundit! Horoskopi j...
  • “Hajduti i pulave”, Rama ndan videon e VIZION PLUS: Shehaj n...
  • “Një person zbriti nga makina, pastaj kërciti armaR...
  • Ministrja Sala: Heqim kufizimin moshor për Check-Up, linjë k...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.