E martë, 6 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Mesazhi i mjekut nga Infektivi: Na ndihmoni! Do bëjmë maksimumin për të shpëtuar jetët tuaja

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë mesazhin e mjekut të njohur infeksionist Tritan Kalo drejtuar qytetarëve për kufizimin e lëvizjes dhe vetizolimin.

 

Reklamë

Me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit, Kalo bën apel që të vetëizolohen të gjithë ata që kanë kontakte me persona të infektuar dhe të respektojnë në maksimum rregullat e higjienës.

 

Nëse respektohen rregullat, mjeku shprehet i sigurtë që të gjithë do të dalin të fituar nga kjo betejë.

 

“Ju lutemi bëni edhe ju maksimumin tuaj, nëpërmjet këputjes së zinxhirit të përhapjes së sëmundjes, nëpërmjet zbatimit të rregullave të atij që quhet distancim social, pra kufizimin e lëvizjes dhe vetëizolim nëse keni kontakte me persona të sëmurë dhe të respektoni në maksimum rregullat e higjienës vetjake, sepse vetëm kështu do të jemi në gjendje t’ja dalim mbanë me një armik të padukshëm. Ju lutem na respektoni! Ne do të bëjmë maksimumin për të shpëtuar jetët tuaja”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë