Protesta e 6 kombëtare e opozitës u mbyll pa incidente serioze.
Në më shumë se 2 orë , mbështetesit e opozitës qëndruan para kryeministrisë fillimisht dhe pastaj parlamentit.
Para këtij institucioni pati incidente të vogla dhe një sulm ndaj policisë, por që janë të pakrahasueshme me dhunën e madhe te protestave të kaluara.
Protesta u mbyll me fjalimin e zakonshëm të Lulzim Basha para mbështetesve të vet tek selia e PD.
Në mes të tjerash ai tha se, opozita dhe ai vetë është gati të sakrifikoje gjithcka për të mirën e vendit, për zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe një Shqiperi europiane.
Basha përsëriti kauzën e opozitës se zgjedhje me Ramën kryeminister nuk mund të ketë.
Çdo ditë e më shumë protestat tona bëhen edhe më të mëdha. Mesazhi i sotëm është i prerë ndaj miqve tanë dhe kundërshtarëve e të demokracisë se ne jemi gati të sakrifikojmë gjithçka për votën e lirë. Ne jemi populli i Evropës dhe nuk do pranojmë despotizmin që ka marrë peng vendin, ka kapur drejtësinë dhe kanë bllokuar rrugëtimin drejt Evropës.Është koha për zgjidhje politike, largimi i Ramës, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme. E vetmja rrugë për të hapur dyert e mbyllura të Evropës.Jemi gati ta hapim rrugën e zgjidhjes politike, duke bërë të mundur së pari largimin e Ramës dhe përmes një qeverie tranzitore garantimin e ndarjes së pushteteve.Ky kushtrim është dëgjuar dhe mbështetur nga miqtë tanë strategjik. Tani jemi bashkë, ndërsa ai është i vetëm.Orët dhe ditët në vijim, qofshin ditë reflektimi të thellë për ata që mendojnë se mund ta marrin peng këtë popull. Për ata që ju shkon në mendje se në 30 qershor do ta mbysin demokracinë kjo nuk ka për të ndodhur. Forca jonë është bashkimi, qëndresa dhe përpallje dhe përballje do të ketë deri në fitoren e kësaj beteje. Ne jemi gati te sakrifikojme cdo gje.Le të ndalemi në një mesazh të qartë dhe të prerë. Shpresa dhe vendosmërie se ne jemi gati ta çojmë këtë betejë deri në fund, por po kështu paralajmërimi se kush mendon se me dhunën e krimit do të thyejë këtë vendosmëri gabon rënde dhe e pret vetëm përmbysja popullore.Shkaktari do të largohet, vetëm kjo do ti hapë rrugë zgjidhjes politike. Këtë e di edhe Evropa edhe Bota.