Subscribe

Kreu i Shtetit Ilir Meta dukej herë pas herë nervoz gjatë konferencës për shtyp. Presidenti dukej që në mimikë dhe lëvizjen e gjymtyrëve sidomos në fytyre që këtë dalje para mediave nuk e kishte krejtësisht të zakonshme, përkundrazi.

Ai i sulmoi të gjithë nga fillimi në fund, rivalë të tij politik, ndërkombëtarët, ambasadat e huaja, miliarderet e huaj por edhe gazetarët që ndodheshin para tij në Presidencë.

Konsumi i tepërt i ujit dhe kërkesë ndaj vartësve të tij për ti sjell telefonin në mes të konferencës ishin elemente që spikatën. Madje me telefonin kishte edhe një histori interesante.

Ai zbuloi edhe mesazhet që Rama i kishte çuar në 18 shkurt, dy ditë pas protestes së parë të madh të opozitës. Sipas Presidentit, Rama i kishte shkruar se pas zgjedhjeve lokale, Meta nuk do të ishte më president, Basha do largohej nga drejtimi I PD dhe LSI do të zhdukej.

 

 “Më 18 shkurt kam patur këtë mesazh për Lulin nga Rama, më thoshte se pas zgjedhjeve ti nuk do të jesh president ndërsa Luli nuk do të jetë më kryetar i Partisë demokrartike, ndërsa LSI-ja do të shkatërrohet dhe nuk do të gjesh gjurmë të saj.Mua kur nuk me vjen keq për Partinë Socialiste që i dhashë vitet më të mira, nuk më vjen keq as për LSI-në sepse i kam dhënë mundësinë t’i japim shqipërisë një alternativë më të mirë, dhe po të dua e bëj atë edhe më të madhe por nuk është ky qëllimi im.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *