Subscribe

Presidenti i republikës Bujar Nishani dhe lideri i opozitës Lulzim Basha kane zgjedhur Shkodrën për t’u uruar besimtareve katolike festen e Pashkëve. Nga kryeqendra e veriut Nishani ka përcjellë urimin e tij per mbarësi, paqe e dashuri per te gjithë shqiptaret. Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që ketë herë urimin për Pashkët ta beje përmes rrjeteve sociale. Ne një status ne profilin e tij ne facebook, shefi i qeverise shkruan: “Gëzuar Pashkët”. Urimi ka qenë i shoqëruar nga një foto me simbolin e kësaj feste. Edhe lideri i opozitës Lulzim Basha ka përcjellë urimet e tij per kete feste gjate vizitës ne arqipeshkvine e Shkodrës, ku ra ne sy prania e Jozefina Topallit, e cila shfaqet për here te pare ne krah te kryetarit te PD. Me herët lideri i opozitës mori pjese ne meshën e Pashkës qe u zhvillua  në Katedralen e “Shën Nikollës” ne Lezhë dhe mesazhi i tij u fokusua tek te rinjtë.

“Dhe më këtë shpresë dhe besim që vjen përmes ringjalljes që Pashka kremton, dua t’i drejtohem sot në veçanti të papunëve, të rinjve, atyre që kanë hedhur sytë e dëshpërimit nga emigracioni, të sëmurëve dhe familjarëve të tyre e t’ju them: kini shpresë, kini besim!”

Basha ka zhvilluar një vizite edhe ne ipeshkvine e Vaut te Dejës dhe ne kishën e “Eufemise” ne Kallmet.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *