Subscribe

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë në Bashkimin Europian, Federica Mogherini mbërriti ne parlamentin shqiptar me mesazhe te qarta per politikanet shqiptare, te cilët ende nuk po gjejnë gjuhen e bashkëpunimit, per nje prej reformave me te rendesishme siç është reforma ne drejtësi. Mogerini ka përsëritur ate mesazh qe Brukseli e ka përcjellë vazhdimisht ne muajt e fundit, se avancimi i Shqipërisë ne rrugën e integrimit, do te varet nga drejtësia.

“Duhet një reformë e thellë dhe tërësore e gjyqësorit dhe kjo është gjëja numër një në axhendë. Kjo reformë do të hapë rrugën për një rekomandim nga Komisioni Europian për të filluar negociatat dhe që shtetet anëtare të marrin një vendim pozitiv për këtë çështje”.

Nga selia e kryeministrisë Mogerini foli me te njëjtën gjuhe si sekretari amerikan i shtetit Kerry, pak jave me pare ne Tirane per rrugën qe duhet te përshkoje Shqipëria.

“Është arritur nje gjë shume e madhe dhe ju falenderoj per kete. Mesazhet qe BE dhe SHBA po u përçojnë shqiptareve është se ju po beni per vendin tuaj diçka te madhe dhe te mire. Duhet te keni vendosmëri, kurajo dhe durim. Reforma ne drejtësi është domosdoshmëri dhe nevoje absolute. Nuk ndodh shpesh qe nje udhëheqje politike te ketë nje mbështetje kaq te madhe per këto reforma. Prandaj mesazhi im është miratojeni, jo se e kërkon Brukseli, por se u duhet qytetareve shqiptare. Është angazhimi im personal, por dhe i Bashkimit Evropian, për te integrimin e Shqipërisë. Ne duhet dhe mund t’i hapim negociatat”.

Edi Rama: Rëndësia e kësaj reforme dihet dhe botërisht. Rëndësinë e kësaj reforme e dinë mbi të gjitha, shqiptarët që e mbështesim masivisht nevojën për këtë reformë. Ajo që neve na takon është që të jemi në lartësinë e aspiratës dhe të nevojës së shqiptarëve, për ta votuar këtë reformë në parlament, pa humbur kohë, pjesën e parë të saj, ndryshimet kushtetuese dhe për të vazhduar me të gjithë pjesët e tjera.

E ndërsa kriza e emigranteve është çështja qe po dominon sot Bashkimin Europian , kryeministri Edi Rama e ka beret e qarte qëndrimin e Shqipërisë

Edi Rama: Jemi të vetëdijshëm që s’kemi as fuqinë dhe lavdi Zotit, nuk kemi as delirin që mund të shpëtojmë Europën, mund të shpëtojmë botën, të vetëm. Nuk do të hapim kufijtë dhe nuk do të ngremë mure. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë dhe jemi të gatshëm të marrim pjesën tonë të përgjegjësisë, brenda një plani të përbashkët europian.

Gjate te enjtes, përfaqësuesja e larte e BE nënshkroi nje marrëveshje per sigurinë me qeverinë shqiptare, ndërsa takoi kryetarin e kuvendit Ilir Meta dhe Presidentin e Republikës Bujar Nishani

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *