Subscribe

Beatriçe Tasho, është 81- vjeç dhe prej 10 vitesh tashme jeton në shtëpinë e të moshuarve në Tiranë. Thotë se ka zgjedhur vete te qëndrojë këtu ndërsa urimin e pare për këtë 8 mars e ka marre nga dy fëmijët qe jetojnë jashtë Shqipërisë.

 

Beatriçe Tasho: Jam shume e kënaqur, si te rrija aty, aty dhome e kuzhine vajza, dhome e kuzhine djali, e kam ne Florida, ne Amerike, ndenja te djali po nuk mund te rrija, ato janë tere dite nen pune. Vetëm dy qenere te mëdhenj me vinin kështu ne qafe. Nuk rrija dot, djali ka qare dhe nusja kur kam ikur, edhe nipërit.

 

Edhe pse është festë, taksistja Vera Elezi, ka zgjedhur të vijoje punën normalisht si çdo dite tjetër.

 

Vera Elezi: Puna ime është e lidhur shume me klientelen, pavarësisht se është 8 marsi ne jemi ne shërbim te grave. Me shume kam gra.

 

Për pak muaj Vera do të dalë në pension. Thotë se e ka ndier gjatë viteve presionin se ky profesion ushtrohej më shumë nga burrat.

 

“Përderisa nuk ka taksiste që të dilnin pas meje dhe pas atyre që nuk kanë qenë, dihet që ndihet.”

 

Një tjetër grua ka zgjedhur një profesion te vështirë ne te cilën jemi mësuar te shohim përgjithësisht burra. Tetarja Etleva Cerma shërben ne forcat e armatosura.

 

Etleva Cerma: Unë ka 8.5 vite që jam ne forcat e armatosura, dhe e kam pasoj plus që e kam ne gjak, gjyshi dhe shume njerëz të tjerë kanë qenë ushtare

 

Etleva, nënë e dy vajzave, e na tregon se disiplina nuk mungon në as shtëpi.

 

“Disiplina nuk mungon as këtu as në shtëpi. Pas orës 4 kur dalim nga reparti, duhet të shndërrohemi në nënë, nga ky profesion i forte që je këtu, duhet të kthehesh në një nënë e përkushtuar dhe e dashur.”

 

8 marsi është shndërruar një festë e dyfishtë për një vajzë ne Vlore, e cila është bërë nënë për herë të parë n.

 

Gratë nuk kane nguruar te japin mesazhet e tyre ne këtë feste.

 

Një urim është sigurisht ajo që të mos jetë një festë vetëm për 8 marsin por të jetë një festë për gratë për çdo ditë. Për ato që keqtrajtohen, që nuk kanë asnjë të drejtë, që nuk kanë asnjë mundësi për tu integruar në shoqëri, duhet të jetë 8 mars çdo ditë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *