Subscribe

I dërguari i Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku u takua kokë më kokë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një lidhje me Skype për edicionin Informativ të orës 19:00 në Vizion Plus, analisti Ylli Hoxha komentoi tre pikat kryesore që Escobari diskutoi sot me Kurtin.

Lexo edhe :

Related Posts

Në intervistën me moderatoren Frida Mavriqi, analisti tha se çështja e parë që u diskutua ishte çështja e dinarit, e dyta vazhdimi i dialogut të zbatimi të marrëveshjes së Brukselit dhe e treta vendimi i qeverisë së Kosovës për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tokën e Manastirit të Deçanit.

Pjese nga Intervista

Pyetje: Cilat kanë qenë mesazhet kryesore të Escobarit në këtë vizitë në Prishtinë?

Ylli Hoxha: Unë mendoj se çështja kryesore për të cilën ai shpjegoi që nga Brukseli ishte e para çështja e dinarit, e dyta vazhdimi i dialogut gjerësisht zbatimi të marrëveshjes së Brukselit dhe e treta vendimi i qeverisë së Kosovës për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tokën e Manastirit të Deçanit. Këtë të fundit Escobar nuk e përmedni si çështje nga Brukseli por e përmendi në Prishtinë.

Pyetje: Escobar ka deklaruar pas takimit me Kurtin se ka marrë premtime prej tij lidhur me propozimet për çështjene dinarit. A do të bëjë Prishtina një hap pas?

Ylli Hoxhas: Po. E para dua të thëm se Escobar pati një qasje pak sa të ekzagjëruar për dramaticitetin e gjendjes, sepse e promovoi si një çështje humanitare të vështirë. Nuk mendoj se është aty, Kosova nuk ka pasur tendencë që të ndalë pagat për punëtorët serbë në Kosovë, apo për personat që marrin pernsion atje. Ka për qëllim që të bëjë të hyrat që vijnë nga Serbia të jenë transparente dhe të jenë të kanalizuara përmes sistemeve zyrtare, transaksioneve zyrtare. Brenda kësaj nuk ka dallim të qasjes mes Prishtinës dhe SHBA-ve. Vlerësimet e ekonomistëve janë se diku 200 mln euro Serbia naguan paga në Kosovë, ndërsa shpenzimet vjetore të Serbisë për Kosovën arrijnë diku te 700 deri 800 mln euro…pra pyetja është ku shkjonë ato 500 mln euro që jepen në Kosovë por nuk kemi asnjë evidencë për to. Këto janë çështje legjitime që Kosova ka ngritur…Por kujdes që kjo politikë mos bëhet në kurriz të qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë./vizionplus.tv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *