“Xhamia dhe Turqia”, ishte tema e diskutimit këtë të enjte në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
I ftuar në studio ish-zv.ministri i Brendshëm, Avenir Peka, ka komentuar mesazhet e dhëna nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan në hapje të Xhamisë së Namazgjasë.
Peka deklaroi se është e papranueshme që të jepen mesazhe politike nga një objkekt kulti, për më tepër që Shqipëria tashmë e ka të qartë se në krah të kujt ëhstë pozicionuar.
Sipas tij e ardhmja është vetëm BE.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Vizita e sotme e Erdogan në Shqipëri, kryeministri foli për drone kamikazë, si ndikon në aspektin e sigurisë?
Peka: Shqipëria është e paprekshme se nga vitit 2008-të është anëtare në NATO, dhe anëtare në NATO e bëri PD dhe Sali Berisha. Ishte koha që PS thoshet që NATO nuk të jep të hash. Sa i përket dronëve nuk jemi të sigurtë nëse janë dhuratë apo jo. Por histora e dronëve ëhstë tjetër, kjo u nxorr nga Rama për të mbuluar debatin mbi vizitën e Erdogan dhe qëllimin kryesor, që ka të bëjë me inagurimin e xhamisë. Dhe ç’është më e rëndë mesazheve politike që u hodhën brenda asaj xhamie.
Borakaj: Në raport me Izraelin?
Peka: Në raport me gjithçka. Raportet e Shqipërisë me Turqinë janë të hershme, pas diktaturës Turqia ishte një nga vendet që na ndihmoi, i pari që njohu Pavarësinë e Kosovës. Marrëdhëniet mes Ramës dhe Erdogan janë më të forta se ato mes vendeve. Ajo që është e prapranueshme është që Erdogan bën politikë dhe të brendshme dhe të jashtme, duke folur për tezat e islamit politik. Në ambientet e kryeministrisë mund të bëjë çtë dojë është ambient politik, në xhami nuk ka deklarata, vetëm mesazhe paqeje. Ai nuk e bën dallimin midis fesë dhe politikës, sa na përket neve e kemi në legjislaturë. Mesazhet fetare ndaj Palestinës dhe Gazës se ka politike, as për genocid asgjë, sepse genocid ka patur kudo edhe në Siri. Turqia ka mekanizma të tjerë sa të duash për të ndihmuar Palestinën. Përdorja e Shqipërisë fut vendin tonë në një pozicion që nuk na intereson. Po të ishte dikush tjetër në rkah të Erdoganit do të bënte deklarata të tjera. Në kryeministri mund të bënte çfarë do lloj deklarata. Shqipëria ka dy interesa kryesorë, e para është BE, politikën tënde të jashtme duhet ta orientosh drejt politikave të BE dhe e dyta është NATO. Pesha e Shqipërisë është relative, por projekteve të kujtdo për të parë ëndrra me ristrukturim perandorish e me zona influence, duhet të kemi parasysh që Ballkani është ndarë si zona influence e askush nuk mund të detyrojë shqiptarët të pozicionohen në një qendrim tjetër.