Liderët botërorë kanë shprehur njëzëri solidaritetin e tyre ndaj popullit britanik dhe kanë dënuar ashpër brutalitetin e sulmeve terroriste që këtë radhë shënjestruan Londrën. Franca dhe gjermania dhe zyrtare te BE-se kanë mbajtur qëndrimin më të ashpër ndaj terroristëve. Në një deklaratë, kancelarja Angela Merkel theksoi se sot më shumë se kurrë kufijtë tanë kanë rënë dhe jemi të bashkuar dhe të vendosur për të luftuar në çdo formë terrorizmin.

 

Ndërsa presidenti i ri i Francës Makron, vendi, i cili prekej drejtpërdrejt për shkak të shtetasve të tij në radhët e të lënduarve ka thënë se: “Përballë kësaj tragjedie të re, Franca është përkrah Britanisë. Lutjet tona shkojnë për dhimbjen e familjarëve të viktimave”.

 

Por reagimet ngushëlluese kanë ardhur edhe përtej Evropës. Presidenti amerikan Donald Trump tha përmes një postimi në Twitter se SHBA do të bëjë ç’të mundet për të mbështetur Britaninë në këtë moment të vështirë: Ne jemi me ju, zoti ju mbroftë!

 

Edhe presidenti Putin ka reaguar, por krahas mesazheve ngushëlluese ka thënë se terroristët duhet të marrin një goditje të fortë dhe të unifikuar. Sulmet terroriste në Urën e Londrës ku u shënuan viktima e dhjetëra të lënduar janë dënuar edhe nga zyrtarët e lartë në Shqipëri, mes të cilëve Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati e presidenti i ardhshëm Ilir Meta. Këta të fundit kanë shprehur solidaritetin e tyre me familjarët e viktimave.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *