Bashkimi Europian dhe shtetet fqinje reagojnë për viktimat nga situata në Maqedoni, duke ofruar gatishmërinë për ndihmë. Qëndrimin e parë e ka mbajtur eurokomisioneri për zgjerim Johanes Hahn, i cili ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave. “Brukseli është i gatshëm të ndërhyjë dhe te ndihmojë në çdo moment” – shkruan Hahn në twitter. Edhe Tirana zyrtare ka reaguar ne mbështetje te Shkupit per ketë situate me dhjetëra viktima. Kryeministri Rama dhe ministri i jashtëm Bushati kane ofruar te gjithë mbështetjen per autoritetet ne vendin fqinj.  Zoti Bushati ka patur edhe nje telefonate me homologun e tij Popovski, te cilit i ka shprehur dhe keqardhjen per numrin e larte te viktimave. Edhe kryeparlamentari Meta shprehu ngushëllimet per personat qe humben jetën nga përmbytjet. Mesazhe solidariteti kane ardhur edhe nga Prishtina zyrtare qe ka ofruar trupat speciale për t’iu bashkangjitur aksioneve ne terren per te zbutur pasojat e tragjedisë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *