Subscribe

 

Nëse mendoni se arti vizual e sjell natyrën gjithnjë të fortë e të bukur në tablo plot ngjyra, gaboheni. Kjo është një ekspozitë që na rrëfen të kundërtën, pasi në galerinë FAB nuk ka rëndësi fabula, por një mesazh, që vjen përmes ngujimit të pemës apo mollëve të zeza që kalben e që i gjejmë në hyrje.

 

Janë 22 pedagogë të arteve që sjellin një shumësi alternativash, video, tablo apo në një emër “Tokë”.

 

Ka vetëm pak orë që është hapur, por emrat e 22 artistëve, njëkohësisht edhe pedagogë në universitetin e Arteve kanë tërhequr edhe vëmendjen e ambasadorëve, që nuk kanë nguruar ta vizitojnë këtë ekspozitë që në orët e para të ditës.

 

“Tokë” në galerinë FAB të Universitetit të Arteve do të qëndrojë e hapur deri më 27 mars.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *