E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Mesazh për diktaturën e lirinë

Ata janë tre. Nuk kanë emra. Tre karaktere të ndryshëm që nuk i lidh asgjë bashkë veç jeta në komunizëm. Jetojnë me të njëjtat kufizime, vështirësi, por i përjetojnë ato ndryshe. Janë personazhet kryesorë të dramës që ndërthur tragjikomedinë me realitetin që vetë autori Naun Shundi ka jetuar në Shqipërinë komuniste.

 

Misto është titulli i veprës që  ngjit Bujar Asqeriun, Helidon Finon dhe Adelina Muçën në skenën e teatrit Kombëtar nisur nga mbrëmja e së premtes. Lajmi se Misto ka vdekur, është pikënisja e dramës njerëzore të personazheve që na kujton vdekjen e diktatorit Hoxha, kur gëzohej fshehurazi dhe qahej publikisht.

 

Reklamë

Koncepti regjisorial ndërthur bashkë me lojën aktoriale edhe koreografinë e muzikën që njëlloj si skenografia është kuqezi.

 

“Misto” ngjitet në Teatrin kombëtar në datat 13, 14 dhe 15 tetor. Kjo vepër u vlerësua si një nga dramat më të mira në Netët e Leximit të dramës shqipe 2 vite më parë.

Më shumë video

Reklamë