Subscribe

43 piktura, skulptura dhe instalacione janë ekspozuar në Qendrën Rinore në kuadër jo vetëm të festimeve për ditën e nënës, por edhe si një thirrje e hapur për të luftuar dhunën ndaj femrave. Kjo ekspozitë që nisi si një konkurs i organizatës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri vlerësoi jo vetëm kauzën me të cilën u bashkuan të rinjtë, por edhe punimet më të mira të tyre.
Kristi kishte zgjedhur të sillte në fotografi edhe hijet e të dhunuarave, ndërsa Renaldo Hani një vezë të krisur, si skulpturën që rrëfen shenjat e parikuperueshme që lë dhuna. Të rinjtë i ka vlerësuar edhe Ministrja e Kulturës Kumbaro që e pranishme në këtë event ka inkurajuar të rinjtë të flasin edhe më shumë përmes artit për këtë kauzë. Fituesit e kësaj ekspozite-konkurs janë vlerësuar edhe nga Ambasada Holandeze në Tiranë, e cila përmes zv/ambasadorit siguroi të rinjtë se do të kenë mbështetjen e tyre për kauzat që e ndihmojnë shoqërinë shqiptare të jetë edhe më afër Europës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *