E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Mes thashethemeve për divorcin, Xhensila Myrtezaj “e djeg” në koncert (VIDEO)

Xhensila Myrtezaj është një personazhet më të komentuara të momentit në botën e showbiz, teksa përflitet se këngëtarja është në proces divorci me aktorin Bes Kallaku. Çifti nuk ndiqet më në rrjetet sociale dhe kanë fshirë fotot e tyre që kanë së bashku.

Por duket se Xhensila ka vendosur që në një moment të vështirë për të, mos ta lërë pas as karrierën, ku ka qenë e ftuar në disa koncerte dhe së shpejti pritet që të nxjerrë disa projekte muzikore.

@__fabiana03__ @Xhensila Myrtezaj #xhensilamyrtezaj #noizy #parma #campusindustrymusicparma ♬ suono originale – __fabiana03__

E ftuar në një koncert, këngëtarja është shfaqur në superformë, teksa ka zbuluar se shpejti do të publikojë këngën e saj me reperin Noizy.

“Kam një surprizë vetëm për ju. Është një këngë që do vijë me këtë këngëtarin që do lançoj tani”, tha Xhensila dhe në sfond u vendos bashkëpunimi i saj i mëparshëm me Noizy./vizionplus.tv 

Vazhdo të lexosh

Reklamë