Subscribe

Policia konfirmoi se një atentat ka ndodhur në qendër të Lushnjes, në pedonalen e qytetit, ku mbeti i vrarë shtetasi Bledar Muça, 32 vjeç.

Referuar njoftimit për mediat, të plagosur nga të shtënat me armë mbetën tre persona, të identifikuar si Judin Velo, 32 vjeç, Ervis Tafa dhe Sara Liçi, 24 vjeçe.

Të plagosurit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa viktima mesohet se ishte pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, ne zonen e pedonales.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *