IFFHS, Insituti i statistikave në futboll ka ka publikuar renditjen me trajnerët e vitit 2023 të ekipeve kombëtare.

Sylvinho-n me të cilin Shqipëria siguroi një biletë për në “Euro2024” renditet i 8 në këtë listë, mes 10 trajnerëve më të mirë në botë që drejtojnë ekipe përfaqësuese.

Madje 49-vjeçari ka lënë pas edhe trajnerin e ekipit kombëtar të Marokut, Regragui, i cili shkoi deri në gjysmëfinale të Botërorit në dhjetorin e 2022.

Sa i takon vendit të parë mbahet nga trajneri i Argjentinës Lionel Scaloni, i cili përpos fitimit të Botërorit, po i mban ‘albicelestët’ në rrugën e fitoreve të njëpasnjëshme.

Ndërsa trajneri më i mirë është shpallur Lionel Scaloni i Argjentinës, i ndjekur nga Deschamps dhe Roberto Martinez i Portugalisë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *