E hënë, 16 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 8 minuta më parë
Bota

Merz: Po bëjmë gjithçka për të bindur SHBA që të kërkojnë zgjidhje diplomatike

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar zgjidhja më e mirë për luftën është ajo diplomatike.

“Po bëjmë gjithçka që mundemi për të bindur Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin që tani të kërkojnë një zgjidhje diplomatike për këtë luftë.”

Merz theksoi se përfundimi i konfliktit midis Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit është e vetmja zgjidhje e vërtetë për rritjen e çmimeve të naftës.

Kancelari theksoi se kishte shprehur vazhdimisht shqetësimet e Berlinit në lidhje me luftën dhe rreziqet që ajo paraqet për ekonominë globale në telefonatat e fundit me Presidentin e SHBA-së Donald Trump.

“Unë po koordinohem ngushtë me kolegët e mi në Bashkimin Evropian, si dhe me Mbretërinë e Bashkuar, Norvegjinë dhe shumë të tjerë”, shtoi ai.

Vazhdo të lexosh

Reklamë