Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 August 2026
Vizion fokus

Shumë turistë, por shpenzojnë pak, ekspertët: Shqipëria renditet ende...

Irani kushte shtesë për Hormuzin: Do të hapet plotësisht...

“Jo paralele mes Kosovës e Ukrainës”, Tirana zyrtare i...

Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi përplasja mes...

“Betejë e jashtëzakonshme”, Rama për zjarrin në Krujë: Bilanci...

Situatë alarmante në Krujë, Lamallari dhe Nufi në terren,...

Arrestohet vrasësi i 20 vjeçarit në Korçë

Situata jashtë kontrollit nga zjarret në Krujë, Bashkia urdhëron...

Prej dy vitesh në kërkim nga SPAK, arrestohet në...

Arrestohet 73 vjeçari në Krujë, akuzohet për zjarrvënie të...

Merz nën presion për të ashpërsuar qëndrimin ndaj Izraelit

23 Korrik 09:40

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, është nën presion për të ashpërsuar qëndrimin ndaj Izraelit.

Anëtarë të koalicionit të tij kërkojnë që Berlini t’i bashkohet një deklarate të dhjetëra vendeve perëndimore, që dënojnë “vrasjet çnjerëzore” të palestinezëve.

Merz, i cili kryeson CDU-në e qendrës së djathtë të Gjermanisë, është gjithnjë e më kritik ndaj Izraelit.

Megjithatë, vendi i tij nuk u përfshi në deklaratën e përbashkët – të lëshuar të hënën nga komisionari i Menaxhimit të Krizave i BE-së dhe 28 vende perëndimore, përfshirë Britaninë dhe Francën – që i kërkon Izraelit ta ndalojë menjëherë luftën.

Vendet kritikuan ndarjen shumë të ngadaltë të ndihmave për palestinezët në Gazë dhe theksuan se është “tmerruese” që mbi 800 civilë kanë vdekur duke pritur për ndihmë.

Reem Alabali Radovan, ministre për Zhvillim Ndërkombëtar në Qeverinë e Merzit dhe anëtare e partisë SPD, e cila është partnere më e vogël në koalicionin qeverisës, tha se nuk është e kënaqur me vendimin e Gjermanisë për të mos nënshkruar deklaratën.

“Kërkesat në letrën e 29 partnerëve drejtuar Qeverisë izraelite janë të kuptueshme për mua. Do të kisha dashur që Gjermania t’i bashkohej sinjalit të dërguar nga 29 partnerët”, tha ajo.

Merz tha se Këshilli Evropian ka nxjerrë tashmë një deklaratë të përbashkët, që është “praktikisht e njëjtë në përmbajtje me atë që shprehet në letër”.

“Unë isha ndër të parët që e thashë qartë – edhe në Gjermani – se situata atje nuk është më e pranueshme”, tha Merz, duke mohuar ndonjë përçarje brenda koalicionit të tij për këtë çështje.

Në fillim të kësaj jave, ai tha se ka biseduar me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, të cilit i ka thënë se Gjermania “nuk mbështet politikën e Qeverisë izraelite për Gazën”.

Zyrtarët gjermanë thonë se kanë një përgjegjësi të veçantë ndaj Izraelit, për shkak të historisë së Holokaustit nazist.

Për këtë arsye, ata besojnë se mund të arrijnë më shumë përmes kanaleve të fshehta diplomatike sesa me deklarata publike.

Merz është një nga pak udhëheqësit evropianë që ka thënë publikisht se do të mirëpresë Netanyahun, pa e arrestuar, edhe pse ndaj tij ka një urdhër arrestimi nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime të dyshuara lufte.

Izraeli i hedh poshtë akuzat kundër Netanyahut dhe thotë se ato janë të motivuara politikisht.

Gjykata Ndërkombëtare Penale thotë se të gjithë nënshkruesit e statutit themelues të gjykatës, që përfshijnë të 27 anëtarët e BE-së, janë të detyruar ta arrestojnë Netanyahun nëse ai hyn në territorin e tyre.

Kritikët e qasjes së Merzit, përfshirë edhe partnerët e koalicionit, thonë se trashëgimia e Holokaustit nuk mund të përdoret si justifikim për të injoruar krimet izraelite, por, përkundrazi, motoja pas Holokaustit “kurrë më” duhet të zbatohet tani për Gazën.

“Situata në Gazë është katastrofale dhe paraqet një humnerë humanitare”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të dy deputetëve të SPD-së – zëdhënësit për politikë të jashtme, Adis Ahmetoviq, dhe raportuesit për Lindjen e Mesme, Rolf Mutzenich.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Friedrich Merz Gjermani Izrael

Nga e njëjta kategori

Zjarri në Krujë, Lamallari: Mirënjohje për efektivët që luftuan me flakët, çdo sekondë vlen

më shumë...

“Nuk e njohim Kosovën”, Prishtina heq flamurin ukrainas pas deklaratës së Zelenskyt

më shumë...

Policia Rrugore “blindon” Tiranën, 19 persona nën hetim dhe 19 motomjete elektrike të sekuestruara

më shumë...

Shumë turistë, por shpenzojnë pak, ekspertët: Shqipëria renditet ende ndër destinacionet e lira

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:55

Zjarri në Krujë, Lamallari: Mirënjohje për efektivët...

1:19

“Nuk e njohim Kosovën”, Prishtina heq flamurin...

1:13

Ekspertët kundër “Territoriales”: Me shkrirjen e bashkive...

1:00

Policia Rrugore “blindon” Tiranën, 19 persona nën...

12:24

Shumë turistë, por shpenzojnë pak, ekspertët: Shqipëria...

12:14

Tragjedi në Ksamil, babai përplas aksidentalisht vajzën...

12:07

Natë e vështirë për Krujën, flakët rrethuan...

12:02

Irani kushte shtesë për Hormuzin: Do të...

11:59

Interes për “Shtëpinë me gjethe”, të huajt...

11:44

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare...

11:18

“Jo paralele mes Kosovës e Ukrainës”, Tirana...

11:15

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Situata...

11:05

Hyri me Jet Ski në zonën e...

10:52

Shkodër/ Kontrollet me dron, radar dhe makina...

10:13

“Zjarri në Krujë u dominua plotësisht”, ministri...

9:51

Natë “ferri në Krujë”/ Vihen nën kontroll...

Viktima Johan Zuko dhe autori Kristjan Sterjo
9:34

Sterjo mori kallashin dhe ndoqi Zukon e...

9:17

Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi...

9:08

Vijojnë zjarret në Mallakastër, riaktivizohet vatra në...

8:40

“Betejë e jashtëzakonshme”, Rama për zjarrin në...

Më të klikuarat

  • Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori i 20-vjeçarit në K...
  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Viktima Johan Zuko dhe autori Kristjan Sterjo Sterjo mori kallashin dhe ndoqi Zukon e shokët e tij për t’i...
  • Ukraina nuk e njeh shtetin e Kosovës, Zelensky: Qendrimi jon...
  • Ky është 20-vjeçari i ekzekutuar në Korçë! Autori i zuri pri...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.