E hënë, 2 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 25 minuta më parë
Bota

Merz: BE-ja duhet të përdorë asetet e ngrira të Rusisë

Kancelari gjerman Friedrich Merz, në një artikull të botuar së fundmi nga “Financial Times”, i bëri thirrje BE-së të përdorë asetet e ngrira ruse, për të financuar përpjekjet e luftës së Ukrainës.

Ai ka argumentuar se “një veprim i tillë mund të zhbllokojë një kredi prej 140 miliardë eurosh për Kievin dhe të demonstrojë “forcën për të qëndruar në lojë” kundër agresionit rus.

Në kontrast të plotë me skepticizmin e mëparshëm të Berlinit në lidhje me përdorimin e aseteve të sekuestruara ruse, Merz argumentoi se kredia duhet të përdoret për të financuar pajisje ushtarake.

Dhe kjo sipas tij, të realizohet me qeveritë e BE-së, që vendos për blerjet e armatimeve së bashku me Kievin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë