Mërtiri: Albin Kurti nuk bëri si Rama që pështyu kundërshtarin
Analisti Ergys Mërtiri, ishte i ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus ku bisedohej se nëse do të mund të përcillet fryma politike e asaj çka ndodhi në Kosovë drejt Shqipërisë.
Mërtiri krahasoi momentet kur Rama u shpall fitues, me atë të Kurtit duke thënë se nuk janë të ngjashëm, pasi kryeministrri shqiptar, sipas tij, pështyu mbi kundërshtarët.
“Unë pashë që në gjuhën e Albinit, në ditën e zgjedhjeve, u shpreh se ne nuk vijmë për tu hakmarrë, se më fal, ne kemi realitetin shqiptar. Rama kur erdhi në pushtet tha: Ne kemi 1 milionë shuplaka. Domethënë fitoi zgjedhjet dhe hodhi pështymë mbi kundërshtarët duke thënë këto lloj gjërash. Nuk e pashë këtë tek Albin Kurti. Ai madje u shpreh se kemi nevojë për një opozitë sepse na detyron edhe ne të sillemi mirë… ky është qëllim politik…”




