Prokuroria e Posaçme ka çuar për gjykim dosjen për inspektorin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Ilir Kapetani. Ky i fundit akuzohet se ka marrë ryshfet nga qytetarë të ndryshëm në këmbim të kompesimit financiar apo kthimin e pronës tek ish-pronarët.

 

Ai akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i  personave që ushtrojnë funksione publike”. Prokuroria e Posaçme shprehet në reagimin zyrtar se ka dokumentuar 22 raste ku ish-punonjësi i ATP konsumon këtë vepër penale.

 

Kapetani është i përfshirë në 22 raste korruptive me trashëgimtarë të ish pronarëve të cilëve gjatë kërkesave të bëra për kthimin dhe kompensimin e pronave u premtonte zgjidhje në këmbim të shumave të parave.

 

Arrestimi i Ilir Kapetanit u krye në 20 mars me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Po ashtu në hetim janë vënë edhe qytetarët të cilët i dhanë ryshfet, Dylaver Dervishin, Luan Alku, Arben Haxhija, Jovan Zaka, Valbona Bablusha, Denis Lika, Artur Gashi, Xhoinaldo Voci dhe Gëzim Teta.

 

Ndërkohë qytetarët që kanë dhënë ryshfet akuzohen për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *