Policia e Lezhës ka vënë në pranga një  54-vjeçar i cili merrte para përmes mashtrimit. 54-vjeçari, i identifikuar si Gezim Prenga, mësohet se gjatë viteve 2021-2023 iu kishte marrë shuma parash qytetarëve të ndryshëm me premtimin se do i pajiste me tollona.

 

Shumat e parave varionin nga 30.000 – 120.000 lekë të rinj.

 

Gjykata kishte caktuar katër herë masën e sigurisë “arrest me burg” për 54-vjeçarin.

 

“Për shtetasin G. P. rezultojnë aktive 4 masa sigurie “Arrest në burg” të caktuara nga gjykatat e Lezhës, Krujës, Tiranës dhe Durrësit, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi dyshohet se gjatë periudhës kohore 2021-2023, u ka marrë para që variojnë në vlerat nga 30.000 – 120.000 lekë të rinj, shtetasve të ndryshëm, duke i mashtruar se do t’i pajiste me kupona (tollona) për blerje karburanti për furnizim mjeti me çmime të favorshme, si dhe për ofrimin e shërbimeve të tjera (karrotrec për lëvizjen e automjeteve etj.)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *