Katër persona kanë rënë në prangat e policisë pasi përmes dokumentave të falsifikuara kalonin njerëz jashtë kufirit.

 

Në kuadër të operacionit “Departure” , u kap “koka” e këtij grupi dhe 3 persona te tjere.

 

Organizatori i grupit, siguronte karta italiane të falsifikuara dhe kundrejt shumave të konsiderueshme në euro, siguronte kalimin për në vendet e BE-së, me destinacion final Anglinë.

 

Kurse 3 shtetas të tjerë ndihmonin për falsifikim të dokumenteve, që i kishte marrë përsipër organizatori i grupit. Operacioni u krye nga seksioni për hetimin e trafiqeve të paligjshme në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Rinasit.

 

Sipas policisë të arrestuarit janë I. B., 29 vjeç, A.C.,19 vjeç, F. L., 25 vjeç dhe K. A., 30 vjeç.

 

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 karta identiteti italiane dhe 5 karta shëndeti italiane të dyshuara si të falsifikuara, 4 aparate celulare, 3 pasaporta shqiptare, 1 pasaportë italiane, 1 leje drejtimi italiane, 4 Boarding Pass me destinacion Tiranë – Lubjanë, 4 Boarding Pass me destinacion Lubjanë – Paris.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *