E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Merrni çadrat me vete! Si do të jetë moti këtë të martë

Ditën e martë pritet mot i vranët dhe intervale kthjellimi.

Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të herëpasherëshme në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Në Alpe pritet stuhi bore ndërsa në relievet malore verilindje – juglindje priten reshje bore me intensitet të ulët në lartësitë mbi 1000m, deri në mesatar në majat e maleve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë