E martë, 22 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Merret peng 29-vjeçarja në Tiranë, arrestohet autori (EMRI)

Policia e Tiranës, ka arrestuar një 29-vjeçar, i cili i hoqi lirinë për disa orë një 29-vjeçareje dhe e kanosi atë për motive të dobëta.

Policia njofton se ka vënë në pranga shtetasin Jurgen Shima, 29 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se dje, ky shtetas, ka marrë me forcë në Astir, një 29-vjeçare dhe e ka mbajtur disa orë në automjetin e tij, duke e kanosur.

Gjatë kontrollit në automjetin e 29-vjeçarit, u gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë