E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Merret i pandehur ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla

SPAK mbylli hetimet dhe dergoi per gjykim ish-kryebashkiakun e Bulqizes bashke me 12 persona te tjere.

 

Reklamë

Prokuroria e Posaçme i komunikoi akuzat Lefter Alles, i cili tashme eshte marre i pandehur.

 

SPAK e hetoi ish-kryebashkiakun per  veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”,“Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikim i formularëve.

Alla akuzohet se ka shkelur barazinë në tendera dhe ankande publike dhe ka shpërdoruar detyrën. Nga hetimi ka rezultuar se për Lefter Allën evidentohet qartësisht se ka shkelur procedurat e prokurimit publik të 30 prillit 2021 për ndërtimin e rrjetit të furnizimit dhe të shpërndarës së ujësjellës-kanalizimeve, në Lagjen e Vjetër të qytetit të Bulqizës.

 

Kryebashkiaku së bashku me zyrtarë të tjerë përgjegjës të bashkisë kanë krijuar avantazhe gjatë procedurës së prokurimit në mënyrë që garën ta fitonte kompania që donin ata.

 

Madje nga hetimet ka rezultuar se firma pjesëmarrëse në prokurim paraqiste vetëm dokumetacionin, ndersa ne terren punimet kryheshin nga nje tjeter firme, adnministratori i se ciles kishte lidhje te afërt me Lefter Allen.

 

LISTA E PERSONAVE TE AKUZUAR

 

Lefter Alla, ish-kryebashkiak i Bulqizës

Enkeleda Lleshi, ish-nënkryetare e Bulqizës

Rubin Kola, ish-zyrtar në Bashki

Erion Isaku, ish-zyrtar në Bashki

Leonard Daci, ish-zyrtar në Bashki

Arseb Gjoka, ish-zyrtar në Bashki

Kujtim Zogu, ish-zyrtar në Bashki

Denis Xholi, ish-zyrtar në Bashki

 

Përfaqësues të kompanisë

Rasim Daci

Dalo Gazidedja

Aqif Konesha

“Arrest në shtëpi”

Kastriot Ibrahimaj

Ana Nishku

Vazhdo të lexosh

Reklamë