E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Merren në mbrojtje 4 anëtarët e KQZ që i dolën kundër Metës

Katër anëtarët e KQZ që dolën kundër dekretit të Metës për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit janë marrë në mbrojtje nga policia.

 

Truprojat janë vendosur në dsipozicion të nënkryetarit, Denar Biba dhe anëtarëve Bledar Skënderi, Edlira Jorgaqi dhe Rezarta Bitri.

 

Reklamë

Katër anëtarët janë marrë në mbrojtje pas kërkesës së bërë prej vetë atyre pranë Ministrisë së Bredëshme, me argumentin se ndihen të rrezikuar pasi janë vendosur në qendër të kritikave që dolën kundër vendimit të Presidentit.

 

Kreu I KQZ, Klement Zguri, në mbledhjen e kaluar u largua në mënyrë demonstrative duke theksuar se nuk mund të jetë pjesë e diskutimeve pasi zgjedhjet janë anuluar nga Presidenti.

 

Ndërkohë në mbledhjen e sotme, në mungesë të Zgurit, mbledhja është drejtuar nga nënkryetari, Denar Biba.

 

Në rendin e ditës të KQZ janë pesë projektvendime për zgjedhjet e 30 qershorit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë