Ka marrë fund arratia e një 50-vjeçari, i cili akuzohet se ka plagosur me armë zjarri një 40-vjeçar në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme.

Pas kërkimeve të shumta, rrethimit të zonës, si dhe pas negociatave me familjarët dhe me avokatin e tij, 50-vjeçari u vetëdorëzua.

Policia njofton se shtetasi G.K, 50 vjeç u arrestua, pasi ditën e djeshme, në lagjen nr. 4, Durrës, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri, shtetasin M. S., 40 vjeç.

Ky i fundit është jashtë rrezikut pr jetën./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *