E hënë, 9 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 20 minuta më parë
Bota

Merr fund armëpushimi në Siri

Armëpushimi per Sirinë, qe arritën SHBA dhe Rusia ka marre fund. Ai zgjati vetëm nje jave dhe gjate kesaj kohe u shënuan shkelje te tij, si nga forcat siriane edhe nga rebelet. Vdekja e rreth 80 ushtareve siriane ne nje sulm ajror riktheu tensionet mes Moskes dhe Uashingtonit dhe u pasua nga sulme ajrore dhe luftime ne qytetin e Alepos. Synimi i armëpushimit ishte shpërndarja e ndihmave per banoret e bllokuar, si pasoje e luftimeve, por ndihmat e fundit nuk arritën dot ne Alepo per njerëzit ne nevoje. Nje karvan me kamionë u sulmua prane nje zone qe kontrollohet nga rebelet dhe 12 persona, vullnetarë të “Gjysmëhënës së kuqe” dhe shofere gjeten vdekjen. Sipas Observatorit Sirian per te drejtat e Njeriut oret e fundit nga bombardimet e avionëve ruse dhe te ushtrisë siriane kane humbur jeten 40 vete. Sulmi ndaj karvanit me ndihma te OKB ka sjelle reagimin e menjëhershëm te SHBA-se. Qeveria amerikane shprehu keqardhjen per këtë ngjarje dhe paralajmëroi Moskën, se do te rishikoje bashkëpunimin me te ne te ardhmen.

Vazhdo të lexosh

Reklamë