Një automjet është djegur plotësisht, pasi është përfshirë nga flakët në Tiranë.

 

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:40, në Unazën e Madhe, në vendin e quajtur “Ish Uzina e Traktorëve”.

 

“Me datë 06.12.2021, rreth orës 19:40, në Unazën e Madhe, në vendin e quajtur “Ish Uzina e Traktorëve”, ka marrë flakë në ecje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin Xh. P.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Nuk ka dëme në njerëz. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *