Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në në autostradën Vlorë-Fier.

 

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 15:30, në autostradën Vlorë-Fier, tek nënkalimi i fshatit ” Panaja”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin S.Sh.

 

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *