E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Merr flakë në ecje makina mes autostradës Fier-Vlorë

Një makinë ka shpërthyer në flakë në ecje e sipër, në mes të autostradës Fier-Vlorë.

 

Reklamë

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, ku ka shpëtuar mrekullisht drejtuesi i mjetit, shtetasi R. F., ndërsa nga flakët ka vetëm dëme materiale.

 

“Rreth orës 04:00, në autostradën Fier-Vlorë, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin R. F, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë