E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 60 minuta më parë
Vendi

Merr flakë makina në Qafën e Llogarasë, digjet një person brenda automjetit

Një automjet tip BMW është përfshirë nga flakët në Qafën e Llogarasë mesditën e kësaj të hëne. Brenda makinës është gjetur trupi i një personi të djegur.

Në vendngjarje kanë mbërritur fillimisht shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa automjeti është shkrumbuar plotësisht.

Si pasojë e djegies totale, targa e mjetit nuk ka qenë e identifikueshme.

“Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku kanë konstatuar një automjet duke u djegur. Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit.

Reklamë

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë