E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Merr flakë linja e tensionit në një shkollë në Laprakë, evakuohen nxënësit

Merr flakë linja e tensionit në zonën e Laprakës në Tiranë.

 

Ngjarja ka ndodhur para shkollës 9-vjeçare në Laprakë, “Ahmet Gashi” duke bërë që të evakuohen nxënësit. Nuk ka pasur vend për alarm apo për panik, ndërsa evakuimi i nxënësve është bërë për arsye sigurie.

 

“Më datë 17.01.2022, rreth orës 11:00, në Laprakë, jashtë rrethimit të shkollës “Ahmet Gashi”, në një shtyllë tensioni, ka pasur shkëndijë elektrike, ku ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje kanë kaluar shërbimet e OSHEE-së, të cilat po merren me riparimin e saj”, njofton policia.

Më shumë video