E premte, 9 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 25 minuta më parë
Kronikë

Merr flakë hoteli në Bilisht/ Shpëtojnë pa lëndime tursitët, zbardhen detajet e para

Përfshihet nga flakët një hotel në afërsi të fshatit Vranisht te bashkisë se Devollit.

 

Reklamë

Flakët kanë përfshirë katin e tretë të këtij hoteli që ndodhet buzë rrugës nacionale Korçë – Kapshticë.

 

Reklamë

Sipas shërbimit zjarrfikës zjarri se pari ka rënë në çatinë e hotelit dhe me pas është përhapur në të gjithë katin e tretë duke e shkrumbuar të tërin.

 

Sipas të njëjtit shërbim shkak e rënies së zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike në paketën shpërndarëse të energjisë në të gjitha dhomat e hotelit dhe restorantin që ndodhet në katin e parë.

 

Pronari së bashku me persona të tjerë është munduar të izoloje flaket me mjete rrethanore po e ka pasur të pamundur edhe për shkak të erës që favorizonte flakët që të kalonin nga njëra dhomë në tjetrën por vetëm ndërhyrja e mjeteve të zjarrfikëse të Bilishtit dhe asaj të Korçës ka bërë të mundur izolimin e flakeve para se të kalonin në katet e tjera të hoteli. Nga flakët ka vetëm dëme të shumta materiale./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë