Merr flakë gjatë natës banesa në Lushnjë, humb jetën i moshuari

Një banesë është përfshirë nga flakët gjatë natës në Bubullimë të Lushnjës.
Zjarri ka rënë në një banesë ku jetonin dy të moshuar.
Si pasojë e flakëve banesa është shkrumbuar totalisht dhe ka humbur jetën Koli Koçi 82 vjeç.
Komshinjtë e çiftit të moshuar tregojnë se zjarri ka rënë rreth orës 02:30.
Shefi i Zjarrfikësve Lushnjë, Xhezmi Metushi, shprehet se kur kane mbërritur e gjithë ndërtesa ishte në flakë dhe çatia kishte rënë.
Ata bënë të mundur nnxjerrjen e trupit të viktimës.
Sipas Metushit shkak mendohet të ketë qenë soba e druve me të ciln ngroheshin tëmoshuarit.
Çifti i të moshuarve jetonte i vetëm pasi nuk kishin fëmijë.
Gjendja e tyre ekonomike ishte e rënduar dhe banesa ku jetonin ishte me baltë e kallama./vizionplus.tv




