Një banesë në Korçë është përfshirë nga flakët mëngjesin mëngjesin e kësaj të premte.

 

Ngjarja ndodhi në lagjen 12 të qytetit. Zjarrfikësja aktualisht ndodhet në vendngjarje për shuarjen e flakëve.

 

Mësohet se brenda banesës ndodhej një i moshuar, i cili është nxjerrë nga policia dhe zjarrfikësit. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet.

 

NJOFTIMI I POLICISE

 

Më datë 22.09.2023, rreth orës 10:45, në lagjen nr. 11, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Dh. S., ku nga të dhënat paraprake nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

 

Shërbimet e zjarrfikëses, ndodhen në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *