E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Merr flakë automjeti në qendër të Beratit

Një automjet është përfshirë nga flakët këtë të premte në Berat. Mësohet se mjeti po qarkullonte në askin mes Urës së Goricës dhe Urës së Varur në Berat.

Ky incident ka krijuar panik tek qytetarët dhe automjetet e tjera që po qarkullonin në po të njëjtin aks.

Nga të dhënat e para mësohet se shkak për shkrumbimin e automjetit është bërë një defekti elektrik.

 

Reklamë

Gjatë momentit të incidentit në automjet ndodhej vetëm drejtuesi i mjetit. Ky i fundit është nxjerrë nga makina pa lëndime.

 

Forca të shumta zjarrfikësish kanë punuar për shuarjen e flakëve. Ndërkohë është bllokuar qarkullimi i mjeteve deri në shuarjen e plotë të flakëve të zjarrit në mjet.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë