Një automjet tip IFA është djegur plotësisht këtë të Mërkurë në Macukull të Matit. Mësohet se mjeti po transportonte ushqim për bagëtinë në momentin që ka marrë flakë, duke u djegur plotësisht, ndërsa drejtuesi i tij ka arritur të largohet.

 

Menjëherë drejt Macukullit ka shkuar automjeti zjarrfikës i Bashkisë Mat, por ka qenë e pamundur të shpëtohej djegia e mjetit. Shërbimi zjarrfikës ka neutralizuar flakët pasi rrezikonin të përhapeshin në një zonë me bimësi dhe banesa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *